Rezoluta 1244 e OKB-së përmes të cilës njihet statusi i Kosovës që nga viti 1999 mund të pezullohet. Ky është një konkluzion i tërthortë nga qëndrimet diplomatike. Ambasadori i Rusisë në Beograd, Alexander Botsan Kharchenko, është pyetur gjatë një interviste me median serbe “Novosti” për mundësinë e pezullimit të rezolutës, mundësi të cilën ai nuk e ka mohuar.

“Ne jemi të sigurtë, sikurse Beogradi, se një zgjidhje e vendosur e qëndrueshme mbiKosovën dhe Metohinë është u mundshme vetëm mbi bazën e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. ne do të biem dakord vetëm me zgjidhjen që i korrespondon interesave legjitime të vetë serbëve që do të mbështeten nga Beogradi dhe do të aprovohen eventualisht nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së”, tha ambasadori.

Vetë pyetja shtron vë në diskutim mundësitë e Rusisë në lojën diplomatike për këtë çështje, pasi pezullimi i Rezolutës me dakordësinë serbe, e nxjerr çështjen e Kosovës nga axhenda ndërkombëtare dhe trajtimi si një problem sigurie për ta shndërruar në një çështje diskutimi dypalësh me ndërmjetësim të zgjedhur nga palët e përfshira në dialog.

Lexo po ashtu:  OBSH: Evropa me mbi 10 milionë raste me COVID-19

Pak muaj më parë ambasadori Botsan Kharchenko përcolli qëndrimin e Rusisë për amendimin e Rezolutës ndërkohë që tanimë po diskutohet pezullimi i saj. Ai ka vlerësuar pavarësinë e politikës së jashtme serbe, e cila megjithatë sa vjen dhe anon në zgjedhjen e vet nga Perëndimi që nuk ka dashur të provokojë në këtë drejtim. Në mënyrë të vazhdueshme zyrtarë të NATO-s përsërisin se Aleanca respekton parimin e neutralitetit ushtarak të Serbisë, një zgjedhje komode kjo për Alexander Vuçiç dhe që jep kohë për zgjidhje të problemeve politike pa provokuar segmente knservatore të politikës serbe dhe faktorizimin e tyre.

Pezullimi eventual i Rezolutës do të ishte i mundur vetëm pas dakordësimit të një marrëveshjeje mes Serbisë dhe Kosovës edhe pse vetë dialogu për kufijtë dhe tarifat e bën të pakuptimtë përkufizimin e saj për sovranitetin e Serbisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *