Në një deklaratë në uebsajtin Android Developer, kompania tha se “nuk është koha për të festuar” dhe më shumë detaje do të bëhen publike në ditët në vijim.

Google ka vendosur të shtyjë debutimin e versionit të fundit të sistemit operativ Android i cili duhej të bëhej i disponueshëm për publikun në fazë eksperimentale që nga data 3 Qershor.

Debutimi i Android 11 për testuesit gjithashtu është shtyrë. Në një deklaratë në uebsajtin Android Developer, kompania tha se “nuk është koha për të festuar” dhe më shumë detaje do të bëhen publike në ditët në vijim.

Lajmi vjen pasi dhjetëra qytete në SHBA përballet me një mosbindje civile pas vrasjes së një burri ndërsa ishte nën arrest nga policia.

Por Google nuk specifikoi arsyet për këtë shtyrje.

Megjithatë Google zbuloi disa detaje rreth Android 11 në një postim në blog për zhvilluesit. Për këta të fundit do të shtohen disa opsione të reja për telefonët me ekrane me palosje, për teknologjinë 5G, për kamerat, përmbajtjet multimedia, marchine learning e shumë të tjera.

Lexo po ashtu:  OKB fillon fushatën kundër lajmeve të rreme të Covid-19

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *