Granatat e gazit helmues dhe më pas të gazit lotsjellës, të hedhura sot gjatë protestës mbi qytetarët e pranishëm, nga Garda e Republikës, janë prodhim serb.

Ky fakt raportohet nga gazetari Gjergji Thanasi, i cili pas një investigimi del në konkluzionin se të njëjtat mjete ushtarake janë përdorur nga serbët mbi popullatën shqiptare në Kosovë gjatë luftës 1998-1999 dhe më herët.

“Edi dhe Gjeneral Leshi sot kanë përdorur bomba luftarake të prodhuara për “luftime të afërta trup më trup” në luftë të blera nga fabrika e armëve në Serbi, e cila i prodhonte edhe për pushtuesit serb në Kosovë 20 vjet më parë (një mënyrë e Ramës për të kujtuar luftën dhe krimet e serbëve kundër shqiptarëve në Kosovë duke i përdorur si serbët kundër shqiptarëve të Shqipërisë 1 ditë para përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës)

Sipas investigimit, rezulton se, sipas faqes zyrtare të Fabrikës në Krusik në Valievo, Serbi, këto armë prodhoheshin për luftërat e Serbisë në Kosovë, Bosnjë dhe Kroaci.

Lexo po ashtu:  Gjermania me masa të rrepta të udhëtimit, Kosova në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë të infeksionit

Kjo fabrikë është themeluar në 1984 me emrin e dikurshëm “4th Novembar” nga Ministria e Mbrojtjes së Jugosllavisë në Krusik në Valievo, Serbi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *