Organizata “Gratë në të zeza” në Serbi ka paralajmëruar se do të protestojë sot në Beograd kundër racizmit ndaj shqiptarëve.

Në ditën Ndërkombëtare Kundër Racizmit, kjo organizatë do të marshojë kundër racizmit dhe fyerjes ndaj shqiptarëve. Lajmin e ka dhënë vetë organizata në një poastim në ‘Facebook’, ku shkruan se ky aksion do të organizohet mesditën e sotme, në rrugën “Knez Mihailova” në Serbi.

“Me rastin e albanofobisë në rritje në Serbi, “Gratë në të zeza” po organizojnë një aksion anti-racist më 21 Mars – Ditën Ndërkombëtare kundër Racizmit, në rrugën Knez Mihailova, nga ora 13:00 deri në 13:30. Ne dënojmë ashpër gjuhën e urrejtjes, intolerancën dhe ksenofobinë kundër komunitetit shqiptar në Serbi, si dhe kundër shqiptarëve të Kosovës. Përfaqësuesit më të lartë të shtetit të Serbisë po prezantojnë termin racist dhe diskriminues ‘Shiptar’ në komunikimin zyrtar. Kjo legalizon gjuhën e urrejtjes shoviniste dhe raciste dhe shkel Kushtetutën dhe ligjet në fuqi” , thuhet në mes tjerash në njoftimin e organizatës “Gratë në të zeza”.

Lexo po ashtu:  Deputeti i VV-së ka një kërkesë për qeverinë Hoti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *