Ai e deshi Nasipen me një vështrim. Vajza nga Konica, vetëm 19 vjeç, do të ulte e ndrojtur sytë, kur e pa për herë të parë. Biografët e Ismail Qemalit dinë shumë pak për të. Ajo vishej thjeshtë dhe vinte nga një martesë shumë e shkurtër. Burri i saj i parë ishte ndarë nga jeta vetëm pak muaj pas martese. Kjo humbje e kishte ndryshuar vajzën e re. Por Ismail Qemali do ta donte Nasipen bashkë me të shkuarën e saj.

Në vitin 1864, ata lidhën kurorë. Martesa dhe gëzimi në familjen e re, do të zgjaste shumë pak. Me trupin e imët, Nasipja nuk do të përballonte dot lindjen e fëmijës së parë (një vajze) dhe do të ndahej nga jeta shumë shpejt. Ikja nga jeta e Nasipes do të linte gjurmë në jetën e Ismail Qemalit, i cili nuk do ta harronte lehtë gruan që i fali aq gëzim. Ishte vetëm 20 vjeçar, dhe me trishtimin e një ikjeje.

Tre vjet më vonë ai do të dashurohej me Kleoniqinë, një grua nga Ruscuku. Biografët thonë se ai u dashurua pas bukurisë së saj. Keoniqia ishte plot hire dhe ata që e kanë njohur nga afër veçojnë dhe zemrën e saj të madhe. Jeta e tyre do të ishte plot andralla për shkak të angazhimit politik të Ismail Qemalit.

Lexo po ashtu:  Norvegjia ka shpenzuar 3 milion euro për trajtimin e kafshëve shtëpiake nga Ukraina

Kritikët e tij më vonë, do t’ia kujtonin shpesh faktin që ai ishte martuar me një greke. Me të Ismaili do të krijonte një familje të madhe, katër vajza dhe gjashtë djem: Mevedeten (1873-1954), Alijen (xx-1955) dhe Ylvijen (xx-1934), një vajzë vdiq pak pas lindjes; Mahmud beun (1871-1920), Tahir beun (1875-1932), Et’hem beun (1885-1937), Xhevdet beun (1888-1910), Qazim beun (1893-1953) dhe Qamil beun (1895-1950). Kleoniqi vdiq në Spanjë më 1918, ku dhe i prehen eshtrat.

Në gjithë librat që janë shkruar për Ismail Qemalin flitet shumë pak për jetën e tij private. Ai kujtohet si një burrë i pashëm i dhënë pas së bukurës. Kleoniqi Sumerli është gruaja që pati ndikim më shumë në jetën e tij.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *