Banorët e fshatrave Kusar, Dol, Pjetërshan, Lipovec, Raçë, Moglicë, janë ftuar që të protestojnë sot në ora 11:00, në vendin Shpella e Kusarit rruga Kusar – Goden në Gjakovë.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Tubimi protestues mbahet për mbrojtjen e natyrës nga eksplatuesit e gurthyesve, pra dëmtuesve të pyjeve dhe të natyrës në përgjithësi. “Ju njoftojmë se zona e Kusarit dhe Bjeshkët e Pashtrikut janë të shpallura zona të mbrojtura të natyrës, për këtë e kemi edhe dokumentacionin zyrtar, por përkundrejt të kësaj eksplatuesit ilegal-gurthyesit kanë filluar gërmimet e maleve deri në shkatërrim”, thuhet në njoftim. /MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress




