Greqia njofton se do të shpenzojë 25 miliardë euro për blerje armatimesh deri në vitin 2036. Blerjet përfshijnë nëndetëse të reja, satelitë, avionë, dronë. Gjithçka në kuadër të një plani 12 vjeçar që do të prezantohet në Parlament së shpejti.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Plani parashikon zhvillimin e një mburojë ajrore, pagesën për 20 avionë F-35, përmirësimin e avionëve F-16 në variantin “Viper” dhe të fregatave gjermane MEKO 200.
“Reuters” vë në dukje se e gjithë paketa synon të forcojë kapacitetet mbrojtëse ndaj Turqisë.

