Ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi reagon lidhur me vendimin GKKO-së për të mos lejuar Fredi Belerin të dalë nga qelia për të bërë betimin si kryetar i zgjedhur në bashkinë e Himarës.

“Mungesa e kryetarit të zgjedhur në mënyrë demokratike, Fredi Beleri në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak përbën goditje të madhe në shtetin e së drejtës dhe parimin themelor të prezumimit të pafajësisë” tha ajo në një prononcim për median.

Ndërkohë Belerit nuk iu dha leje nga burgu për të qenë pjesë e ceremonisë. Ai është arrestuar për blerje votash dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit.

Lexo po ashtu:  Faik Konica: "Më 1814, ushtarë shqiptarë të sulltanit, duke u kthyer nga Misiri, sollën një murtajë të madhe që ra, e rreptë e e tutshme, në Shkodër, në Ipek [Pejë], në Durrës, në Vlorë, në Janinë, dhe më tepër në Delvinë." - Murtaja dhe sëmundjet e mëdha në Shqipëri në kohët e kaluara

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *