Grua!

Fikrushe Podrimja

Ti nuk pushove kurrë…
Ti i ke ngritur familjen atij
Ti i sherbeve pa fjalë
Ti ishe kujdestare 24 orë
Ti punove edhe në punë shteti
Ti nuk jetove vetem për vedi
Harrove se kishe edhe ti te drejte
Jeten ta jetoje…
Por të mirën nga e keqja
Ti gjithmone e kerkoje
Pa kushte fale dashuri
Dhe kurrë nuk u pendove
E vrare dhe e lenduar
Tutje vazhdove!

Grua;
Nëse burri të trathtoj
Nëse të ka rrahur per tjetren
Nëse të dhunoj pa meshire
Nëse para të tjerëve të ofendoj
dhe ti perseri ke heshtur…
do të thote, se ti i ke hapur rrugë
Kështu të veproj
Nëse per te gjitha keto
Asnjëhere falje s’të kerkoj
Faji është tek ti…
Pse ke mbyllur gojë.

Grua
Nëse jeton më te
Për arsye të ndryshme…
Të pakten mos prano lule
Nga ky njeri, sepse ai me ty
Po tallet perseri.
Behu vetja dhe i thuaj
se nuk ke nevoj asnjëhere
për ketë “dashuri ”

Lexo po ashtu:  Zvicër/ Edhe një doktorante shqiptare në Universitetin e Zyrihut

Qëndroni të forta
Mos u thyeni kurr
Kerkoni të drejtat
S’ka lidhje që s’je burrë
Kjo nuk është ditë
Për tu festuar…
Por është simbol
Për t’mos u gjunjezuar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *