Të fejuar që në shkollë të mesme, të martuar për 21 vjet dhe më pas janë ndarë. Kjo kish qenë historia e Mary Ziegler dhe Bill Henrichs, që preku mbarë botën për shkak të një gjesti heroik dhe fisnik nga ana e ish bashkëshortes: vendosi t’i dhurojë një veshkë ish bashkëshortit të saj. Bill dhe Mary, të dy 62 vjeç, mbetën shokë të mirë pas divorcit.

Kjo ishte një marrëveshje për t’ua bërë jetën më të lehtë dy fëmijëve që kishin patur.

“The Ëashington Post” shkruan se veshkat e Bill nisën të mos funksionojnë më si duhej, kështu që mjekët i thanë se kishte nevojë për një transplant të menjëhershëm. Më pas, familjarë dhe miq të tij të ngushtë u testuan nëse mund të ishin pozitivë si donatorë të veshkës. E vetmja që kishte pajtueshmëri ishte ish bashkëshortja e tij, Mary.

Gruaja fisnike nuk hezitoi për asnjë sekondë: “Ai dhe unë jemi rritur bashkë, kemi dy fëmijë, dhe e dija që bijtë dhe nipërit e mi kishin nevojë për babain dhe gjyshin e tyre”.

Lexo po ashtu:  Kur Sheiku Rashid u pyet për të ardhmen e Dubait, ai e tha këtë mençuri!

Në tetor 2018, të dy hynë direkt në sallën e operacionit në Mayo Clinic në Rochester, Minnesota. Operacioni doli me sukses dhe Ziegler shpëtoi ish bashkëshortin. Ky dhurim i mundësoi Henrich të shmangte muaj apo vite të tërë në dializë, në pritje të një veshke.

“Eshtë e pabesueshme ajo që ka bërë, e falënderoj ende kur zgjohem natën dhe mendoj”, thotë Bill. Më tej shton se para operacionit kishte pyetur Maryn: “Çfarë të bëj unë, nëse të ndodh diçka?” dhe ajo i ishte përgjigjur: “E çfarë duhet të ndodhë?”

Jo vetëm fatlumi, por edhe gruaja aktuale e tij është tejet mirënjohëse.

Nga ana e vet, Ziegler ka thënë: “E di që ai dhe Linda më janë mirënjohës dhe jam e kënaqur që munda t’i ndihmoj, do të thoja që e gjithë kjo eksperiencë na ka afruar shumë”.

Ish çifti dëshiron që historia e tyre të mësohet në gjithë botën dhe që të jetë një referim familjar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *