Shqiptarët mund të jenë pijedashës, por jo konsumues të mirë të ujit. Ndaj dhe problemet me veshkat i kanë të shtuara. 15% e popullsisë në vendin tonë vuan nga gurët në veshka, një sëmundje që nëse nuk trajtohet të çon në dializë.

“Shqiptarët pinë shumë pak ujë në ditë, 600-700 ml ujë në ditë. Për të mos pasur gurë në veshka duhet të pini mbi 2 litra ujë në ditë.”

Ndërsa ata që kanë kriza në veshka mbi 3 litra ujë në ditë. Këto lëngje nuk duhet të jenë me substanca konservante dhe as të ëmbla. Rreth 2% të popullsisë së sëmurë e përbëjnë fëmijët.

Krahas gjenetikës, kequshqyerja po rrit numrin e fëmijëve që vuajnë nga gurët në veshka. Hiqni nga dieta ushqimore pijet e konservuara, me gaz, ushqimet e kripura dhe të skuqura. Kjo është këshilla që vjen nga mjekët për të gjithë prindërit. Shefi i shërbimit të nefrologjisë, Myftar Barbullushi, thotë së sëmundja e gurëve në veshka nuk duhet neglizhuar.

Lexo po ashtu:  ‘Po bëjnë festë për vdekjen e serbëve’, mediat serbe komentojnë postimin e Ramës

15% e pacientëve që sot kryejnë dializë, e kanë trajtuar keq sëmundjen.

“Gurët janë thjesht maja e ajsbergut. Poshtë fshihen sëmundje të ndryshme, si diabeti, sëmundjet e kockave, obeziteti. Përtej gjenetikes, faktori i ushqyerjes është shumë i rëndësishëm.”

Vitet e fundit mjekët po përballen me rritje të pacientëve që vuajnë nga veshkat, ku krahas trashëgimisë, një faktor që shton sëmundshmërinë është kequshqyerja./A2CNN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *