Zëvendëskryeministri Haki Abazi deklaron se nënshkrimi i mocionit nga Lidhja Demokratike e Kosovës është tendencë për të shantazhuar një qeveri të suksesshme. Fshehja pas kësaj situata pandemike, ku qytetarët ndodhen në shtëpitë e tyre, Abazi tha se është e turpshme.

Në seancën e jashtëzakonshme ku pritet votimi i rrëzimit të qeverisë Kurti, zëvendëskryeministri i dytë ka ftuar edhe një herë deputetin Arben Gashi që të lexojë shkrimin e vajzës së Nekibe Kelmendit.

“Nuk është keqinterpretim as keqpërdorim, duhet të keni përgjegjësi ndaj njerëzve që ju kanë votuar dhe atyre që pa interesin e bërjes së vëllezërve dhe motrave e dhëndurëve ambasadorë për kompromise, që i bëni. Sot nuk e dimë cila është marrëveshja tjetër e kompro miseve për të ndarë Kosovës, për të përfituar edhe për të ik prej përgjegjësisë. E keni prish ju….gjuha jote është e papranueshme, sikur të isha duke rrejt ju nuk do të ishit duke reaguar në këtë formë, sigurisht që nuk do të kishit reaguar. Prishjen e keni nisur ju me rrëzimin e qeverisë z. Gashi, ju e keni nënshkruar mocionin sepse keni tentuar që ta shantazhoni një qeveri të suksesshme”, u shpreh ai, raporton KP, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu:  Alarmi i presidentit të Polonisë: Putini mund të përdorë armë kimike

Abazi konsideron se sot është një ditë e vështirë për qytetarët e Kosovës, sepse sipas tij ata që po synojnë rrëzimin e qeverisë po fshehën pas kësaj situate pandemike.

Ndërkaq, Arben Gashi tha se është turp që po përmendet sot Kelmendi në këtë seancë. Shkarkimi i saj ai tha se ka ardhur pas vendimit të kryesisë së atëhershme, për çka tha se nuk ka qenë në vendimmarrje në atë kohë. Ai deklaroi se kjo mënyrë e të menduarit e ka prishur koalicionin LVV-LDK..

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës Driton Selmanaj tha se elementi më përçarës në këtë qeveri, është Haki Abazi.

“Nëse ju kujtohet po këtë rol e keni pasur edhe sa kemi qenë pjesë e shoqërisë civile. Ke investu goxha shumë në mu që me prish një rrjet “Demokracia në Veprim”, përmes meje, por nuk ke mujt. Dhe tash po bindem që elementi më përçarës është ky. Nuk është shteti z.Abazi lozhë që t’i thirresh çdo moment, nuk është shteti konspiracion. Në takimin që e kemi pasur në zyrën e FIQ-it ke investuar shumë që unë të bëhem udhëheqës i Demokracisë në Veprim dhe t’i largojmë organizatat tjera nga ai rrjet, ti ke qenë ai që më ke shtyrë, unë nuk kam hyrë në atë valle sepse e kam parë tendencën tuaj”, ka deklaruar Selmanaj.

Lexo po ashtu:  Pacolli: Qytetarët që kanë simptoma nuk testohen, po testohen njerëzit me pushtet

Sipas Selmanajt, gjuha e Abazit ka bërë që shumë ministra sot të mos jenë në këtë seancë. Deputeti nga LDK deklaroi se Abazi mund të marrë një detyrë tjetër, por jo të jetë i dyti në Qeverinë e Kosovës.