Sot me 20 dhjetor 2022 procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës u fut në rrugë të pakthyeshme. Nga tani mbeten vetëm procedurat deri në fund të vitit 2023. Kur dhe shënohet fundi i pamundësisë për të udhëtuar lirshëm në zonën Shengen.

Ambasadorët e Bashkimit Evropian kanë miratuar dhe kanë vulosur tekstin e kompromisit për liberalizim e vizave për Kosovën.

Ky hap është bërë para miratimit përfundimtar nga Këshilli i Bashkimit Evropian.

“Ambasadorët e BE-së miratuan dhe vulosën tekstin e kompromisit për liberalizimin e vizave për Kosovën përpara miratimit përfundimtar nga Këshilli i BE-së”, thuhet në njoftimin e Presidencës Çeke.

Nga ana tjetër njohësi i çështjeve evropiane, Demush Shasha, ka thënë se sot është vulosur liberalizimi i vizave.

Ai ka thënë se në muajt e parë të vitit 2023 mbetet vetëm votimi formal në Parlamentin Evropian dhe Këshillin për Punë të Brendshme.

“Ambasadoret e BE-së sapo vulosën liberalizimin e vizave për Kosovën. Ky është hap i fundit për këtë vit dhe hap i cili mbyll procedurën teknike për liberalizimin e vizave. Në muajt e parë të vitit tjetër mbetet vetëm votimi formal në seancën plenare të Parlamentit Evropian dhe Këshillin për Punë të Brendshme”, ka shkruar Shasha në Facebook.

Lexo po ashtu:  Kurti: Përderisa shteti është i kapur, ne nuk mund të bashkëpunojmë me PDK-në

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *