Mund të luftosh ndryshimin e klimës, por jo me çdo mjet. Gjeoinxhineria diellore është një prej tyre. Ideja është të bllokosh një pjesë të rrezeve të diellit që të mos arrijnë në sipërfaqen e Tokës, duke i reflektuar ato në hapësirë me grimca të stratosferës. Ekspertët në këtë pikë nuk janë të sigurt për rreziqet që mund të paraqesë një eksperiment i tillë.

Një projekt i drejtuar nga Universiteti i Harvardit, i quajtur Eksperimenti i Strukturës së Kontrolluar të Stratosferës (SCoPEx) bazohej pikërisht në lëshimin në qiell të balonave, nga të cilat të lëshohen grimca të vogla, në mënyrë që kjo teori të testohej.

Por ekipi vendosi të pezullojë të gjitha planet për të nisur zbatimin e projektit këtë vit, raporton MIT Technology Review. Komiteti këshilloi që studiuesit të bëjnë disa teste paraprake të pajisjeve dhe të vërë në dijeni publikun suedez.

Nëse duhet të kryhet apo jo kërkime mbi gjeo-inxhinierinë është një diskutim i rëndësishëm që duhet të vazhdojë brenda komunitetit shkencor, si dhe me aktorë të tjerë të interesuar dhe publikun e gjerë,” thuhet në një deklaratë zyrtare nga Korporata Hapësinore Suedeze.

Lexo po ashtu:  Njihuni me fshatin me emrin më të shkurtër në botë

Kjo do të thotë që projekti mund të shtyhet për të paktën një vit.

Lajmi vjen pasi Akademitë Kombëtare të Shkencave të SHBA (NAS) publikuan një raport javën e kaluar, ku rekomandonin shpenzime prej 100-200 milionë dollarë gjatë pesë viteve për të studiuar mundësinë e gjeoinxhinierisë diellore.

Ekspertët janë të ndarë nëse duhet të studiohet në drejtim të këtij procesi të diskutueshëm apo jo.

Duke pasur parasysh urgjencën e krizës së klimës, gjeoinxhinieria diellore duhet të studiohet më tej“, tha presidenti i NAS-it Marcia McNutt për The Guardian. “Por ashtu si me përparimet në fusha të tilla si inteligjenca artificiale ose redaktimi i gjeneve, shkenca duhet të angazhojë edhe publikun për konsultim“.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *