MekuliPress ju sjellë sot pjesë nga intervista e Hasan Mekulit, ku ai flet për poetin e kombit, Esat Mekuli, flet për heroizmin e nokshiqanëve, për mbrojtjen e tokave me gjak nga serbo-malazezët dhe për faljen e tokave shqiptare nga Kongresi i Berlinit.

Hasan Mekuli:
“Esadi, si edhe disa shokë të tij të brezit kurrë nuk kanë menduar për ndonjë borxh që ua kanë, këtë rast që ia ka ndokush. Ai brengosej vetëm në përkim me atë se a i lau ai vetë borxhet ndaj popullit, a luftoi sa duhet e si duhet për mirëqenien e tij, a e shkriu gjithë fuqinë intelektuale dhe a do të mund të t’i jepte më shumë. Megjithatë, nuk e donte vetminë dhe i vinte keq, për shembull, për Hivziun dhe Zekeria Rexhën, pse në kohën më të mirë ballafaqoheshin me vetminë e rëndë, absurde. Me këtë kanë të bëjnë vargjet e poezisë “Dy vdekje” ku pohon:
“Dy herë vdiset / vdekja e dytë / të pret / kur / pa merituar / edhe nga shokët ke mbet / i harruar!”.
Më duket sikur dëgjoi Hivzi Sulejnvanin duke i thënë pikërisht keto fjalë e mendime.

Esadi është i pari intelektual i mirëfilltë i atyre anëve, i cili nuk u dorëzua, nuk u asimilua, as nuk pranoi të bêhej hoxhë as haxhi. Tradita e Nokshiqanëve, si dhe e shqiptarëve pergjithësisht në ato vise, ishte të luftonin, të jetonin gjithnjë drojë me dojë nga sulmet dhe terrori, të besonin e të faleshin, por pa iu larguar armës. Éshtë me interes të themi të dihet se si ra dëshmor stërgjyshi i tij, Smajli, me dy vëllezër të tjerë brenda një dite, në luftën famëmadhe të Nokshiqit. Si i përcolli nëna e tyre në varr pa pikë loti në sy. Të dihet për gjyshin e tij Haxhi Adem Mekulin, të cilin serbët e pushkatuan në një dhomë ku qenë tetëmbëdhjetë gra e fëmijë. E vranë ndonëse ishte në moshë të shtyrë, vetëm se nuk pranoi ta poshtëronin me puthjen e simboleve të tyre (serbëve). Ose ndoshta pse ndonjë nga hafijet e paraqiti se “ky është ai Haxhi Adem Mekuli”, që kishte marrë pjesë në Luftën e Nokshiqit si një nga luftëtarët më të rreptë, duke mbrojtur vatanin dhe pragun e shtëpisë.
Pastaj, të dihet më shumë për babain e Esadit, i cili ishte klerik, por edhe një nga intelektualët më të dalluar, më të ditur, kundërshtar i fanatizmit dhe i paragjykimeve, si dhe hoxhë i cili shkoi në atëbotë me disa plagë në trup dhe me një plagë të madhe në shpirtë pse nuk u sëndërtua qëllinłi i luftës që kanë bërë brezat e shumtë të shqiptarëve, por kjo trevë, vendlindja e tyre, trojet shqiptare iu dhuruan Malit të Zi në kongresin e Berlinit.
Do të ishte me interes historik, por me peshë për letersinë tonë, të dihet më shumë për kontinuitetin e përpjekjeve clirimtare të njerëzve në këto vise, për kompaktësinë dhe vëllazërinë e malësorëve, që nga Vuthajt deri né Pepaj, Pejë, Rrzhanicë Gjakovë e Nokshiq, etj., në “ato farë kohësh të burrave të fortë”.

Lexo po ashtu:  32 vite nga Lëvizja Studentore e dhjetorit

Ja, pra, prej një treve të këtillë dhe prej një fisi luftarak doli, me mund të madh, intelektuali i spikatur, bir dhe poet i popullit të vet, ngase më përpara errësira, vetmia e varfëria, mrazet e egra i kanë mbytur ”filizat mu në farë!”.


Po të ishte gjallë Esadi, besoj, nuk do të lejonte (që pér këto gjëra të flitej! Ishte modest. Humanist i madh. Njeri që rugën e përparimit nuk e shihte në konflikte e hakmarrje, por në shtigjet e diturisë, në kulturë dhe në shkencë. Megjithatë këto të dhëna e bëma kanë peshë specifike për letërsinë, por edhe për jetën plot vuajtje të popullit në këto vise, të thuash të harruara edhe nga Shqipëria qe gati shtatëdhjetë vjet, edhe nga Kosova.
Madje ka plot njerëz në Kosovë që popullin e kësaj treve e kanë emërtuar si ”boshnjakë” dhe ”malazezë” dhe janë sjellë me ta si me dofarë boshnjakësh. Dhe, ja, drama tragjike e kësaj popullate. Në kohë të fundit një pjesë e tyre edhe vetë filluan t’i thonë vetes myslimanë e boshnjakë, mbase të ndikuar nga realiteti, vetmia, harresa, tërkuzat historike, kontradiktat dhe antagonizmat, por më së shumti nga veprimet tinëzake, të pandërprera, të kombinuara me “mirësit” të rreme e dinakëri tradicionale, me dhunë e vrasje, të serbëve që ťi asimilonin.”

Lexo po ashtu:  Luftërat e bananeve. Ja se si SHBA plaçkiti Amerikën Qendrore, në emër të korporatave

/Pjesë nga Libri “Me Hasan Mekulin”, autor B. Kabashi, Prishtinë 1997

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *