Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj zbrazjes së llogarisë të Telekomit të Kosovës nga kompania Dardafon.

Haxhiu përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se zhvatja e Telekomit u bë me ndihmën e personave përgjegjës në këtë ndërmarrjedhe nivelit politik teksa thotë se as nuk u ndalë nga institucionet e drejtësisë.

“Zhvatja e Telekomit nga oligarkët përveç se u bë me ndihmën e personave përgjegjës në Telekom, plus nivelit politik, ajo nuk u ndalë as nga institucionet e drejtësisë. Gjithë zyrtarët publik përgjegjës dhe ata të drejtësisë në shërbim të Devollit. Kjo ndodhë në një shtet të kapur ku nuk ka drejtësi”, ka shkruar ajo.

Ajo thotë se qeveria po heshtë për këtë gjë duke thënë se pop resin se mos po ju del ndonjë tender tjetër.

“Zbrazja e llogarive të Telekomit ka qenë e mundur të ndalohet sepse kontrata ka qenë e paligjshme dhe e padrejtë e korruptive sepse e dëmtoi me miliona euro Telekomin. Në anën tjetër Qeveria në heshtje…duke pritur mos po ju del ndonjë tender tjetër!”, përfundoi ajo.

Lexo po ashtu:  Hungaria, vendi i parë i BE-së që përdor vaksinën kineze kundër CoVid-19

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *