Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se shqetësimet e familjes se të ndjerit Agon Musliut, kanë qenë se ai duhet të kthehet dhe të mos qëndroj në Gjermani i vetëm, sepse nuk mund të përballoj pandeminë i vetëm, duke bërë përgjegjës Qeverinë Kurti për vdekjen e 26 vjeçarit.

“Shqetësimet e familjes kanë qenë se ai duhet të kthehet dhe të mos qëndroj atje i vetëm, sepse s’mundet që ta përballoj pandeminë i vetëm”, ka thënë Haziri në një intervistë për reporterin.

Haziri ka akuzuar Qeverinë Kurtin si përgjegjëse ndaj vdekjes se 26 vjeçarit dhe i ka quajtur paranojak, ndërsa ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçlen e ka quajtur frikacak.

“Zotëri Sveçla është frikacak në ushtrimin e detyrave, mshefet mas problemit dhe mundohet tu ndjellë ndjekje të tjerëve, mundohet me i arsyetu lëshimet e tij. Nuk mund të shpëtojnë nga përgjegjësia, ajo është e tyre”, ka thënë Haziri ndër të tjera.

“Unë nuk kam përmendë asnjëherë emër, as nuk ndaj e as delegoj përgjegjësi. Hetimet kanë me e dëshmu, por përgjegjësia është në ta dhe përgjegjësinë duhet ta bartin ata. Ju ka ra deliri i pushtetit në tru, për 100 ditë qeverisje po flejnë me kravata dhe po rrinë para pasqyreve natë e ditë, kanë harru që këta njerëz kanë nevojë për punë. Duke u kujdesë shumë dhe duke fjetë me kravata e duke nejtë para pasqyreve kanë harru që të gjithë njerëzit nuk e meritojnë me shku në karantinë për shkak të gjendjes shëndetësore. Shumë njerëz tjerë që i kanë liru prej karantinës u dashtë me qëndru aty, që iu kanë leju me vendime të neuropsikiatrave, kolektivisht duke gjetë formë me i largu nga aty, ky është problem i tyre po ju kisha lutë mos me politizu”, ka thënë Haziri.

Lexo po ashtu:  "Me Serbinë kemi programe në fushën ushtarake, në fushën shkencore dhe teknologjike dhe e gjithë kjo është përfitim reciprok si për NATO-n ashtu edhe për Serbinë. Pra, po ecën mirë." Intervistë me Gjeneral Lejtnant Christian Juneau, zëvendës komandant i NATO-s në Napoli. Intervista u zhvillua në Beograd gjatë vizitës së fundit të Juneau në kryeqytetin serb.

Ai po ashtu ka zbuluar se pas vdekjes tragjike të 26 vjeçarit në karantinë, Qeveria u ka thënë se kryetarët e komunave nuk guxojnë të komunikojnë me ambasadat.

Ndërsa për ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia ai ka thënë se është treguar korrekt me komunën e Gjilanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *