E dashur e ëmbël , kur ti do të jesh,
në varr të errët e shtritur
do zbres unë atëherë poshtë tek ti,
ndaj teje për tu ngjitur

Të të puth , të pushtoj , të të shtyp egërsisht ,
moj e qetë , e ftohtë , e zbehtë !
të bërtas , të dridhem , të qaj pafundësisht
të bëhem kufomë edhe vetë.

Të vdekurit ngrihen , mesnata thërret ,
ata heqin valle në erë ;
të dy , në rrimë në varr , unë jam
në krahët e tua përherë .
Të vdekurit ngrihen. Gjyqi thërret
për vaj , për t’u gëzuar ;
po ne të dy s’na ha malli aspak,
dhe rrijmë të përqafuar ..

HEINRICH HEINE /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Kur Mekuli i shkruante gruas shqiptare: Ti nuk je krijesë e përbuzun, e mbrapsht. Jo, as rob, as djall nuk je!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *