Ministri i Financave Hekuran Murati ka thënë se nuk ka nevojë për panikë sa i përket krizës për miell që po flitet ditët e fundit në vend.

Në një konferencë për media ai shtoi se po ashtu janë siguruar edhe kanale për furnizim në rast se ka mungesë.

“Duhet t’i sigurojmë qytetarët që nuk ka nevojë për panik. I kemi parë sot radhët e gjata para fabrikave të miellit. Ma kujtuan marsin e vitit 2020. Nuk ka nevojë për panik. Jemi siguruar mjaftueshëm dhe kemi siguruar kanale për furnizim në rast se ka mungesë”, ka thënë Murati.

Ndërkaq ministrja e Ekonomisë Rozeta Hajdari ka thënë se Kosova ka rezerva të grurit për tre deri në gjashtë muaj.

Ajo tha se këto konstatime kanë ardhur pas takimeve me mullisët e vendit.

“Në takim me mullisët na kanë siguruar që Kosova ka miell edhe për 3 deri në gjashtë muaj. Madje edhe sot na thanë se Kosova nuk ka nevojë për panik”, ka thënë ajo.

Lexo po ashtu:  Armend Zemaj fajëson Vetëvendosjen!: "Për shkak të protestës së Vetëvendosjes, nesër, pasnesër dhe ditëve në vijim do të rriten rastet me koronavirus"

Më tutje ministrja tha se kanë siguruar edhe nga vendet e tjera zotime për furnizim me miell në rast se Kosova mbetet pa rezerva të grurit.

“Kemi edhe vende mike që sigurojnë se do ta ndihmojnë Kosovën me furnizime shtesë nëse ka nevojë pas disa muajsh”, tha më tutje ajo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *