Kisha Katolike ka shkatërruar dosjet për abuzimet seksuale në radhët e saj. Kardinali gjerman, Marx Reinhardt, këshilltar i ngushtë i Papa Françeskut, duke folur në takimin e krerëve të Kishave Katolike kërkoi marrjen e masave masat për parandalimin e skandaleve të ngjashme në të ardhmen.
“Drejtuesit nuk po kontribuojnë në përmbushjen e misionit të Kishës, duke e diskredituar dhe e bërë të pamundur atë. Dosjet që mund të ketë dokumentuar këto akte të tmerrshme dhe emrat e atyre që janë përgjegjës janë shkatërruar”- tha presidenti i Asamblesë Episkopale gjermane para 190 pjesëmarrësve në seancë.
“Abuzimi seksual i fëmijëve dhe të rinjve vjen nga abuzimi me pushtetin brenda vetë kupolës së Kishës”-tha kardinali gjerman në fjalën e tij, duke theksuar nevojën që Kisha të ketë një kryesi që të mund të përballet me skandalet seksuale që kanë prishur imazhin e saj.
Ai propozoi gjithashtu rritjen e transparencën në procedurat e ndjekura nga Kisha, e cila është një kërkesë e rëndësishme e viktimave të abuzimit seksual. Sipas kardinal gjerman, numri i rasteve të shqyrtuara nga gjykatat e Kishës dhe detajet e këtyre rasteve duhet të bëhen publike sa më shpejt të jetë e mundur./MekuliPress.com/