Kjo padyshim mund të jetë letra më prekëse e shkruar ndonjëherë nga një mësuese për nxënësin e saj me aftësi ndryshe. Edhe pse ky i fundit nuk ka mundur të kalojë dot klasën fjalët që mësuesja ja dedikon janë sa të vërteta aq edhe inkurajuese.

Kjo është një histori e cila ka ndodhur në Amerikë. Nëna e një 11-vjeçari me autizëm ka marrë një letër tepër të veçantë e cila e ka bërë atë të përlotet. Mësuesja, Jane Grecic, pasi kishte marrë vesh se djali i saj me emrin Ben, nuk e kishte kaluar klasën për shkak të mos marrjes së disa provimeve, ajo i shkroi këtë letër:

“I dashur Ben,

Po të shkruaj për të përgëzuar për sjelljen dhe suksesin tënd në përfundimin e nivelit kyç të provimeve SAT. Mësuesit Gil, Lynn, Angela, Steph, dhe Anne kanë punuar shume mirë me ty këtë vit dhe ti ke bërë një progres shume befasues.

I kam shkruar prindërve të tu dhe ty për t’ju treguar rezultatet e provimeve.

Lexo po ashtu:  “Në qoftë se nga përtacia do të shtrihem në shtrat dhe të më zërë gjumi, atëherë më mirë të vdesë.”

Unë dua që t’i të kuptosh se këto provime matin vetëm pak nga ty apo aftësitë e tua. Ato janë shumë të rëndësishme dhe ti ke arritur shumë, por ti Ben Twist ka aq shumë talente sa që ne të Lansbury Bridge i shohim dhe i matim në një mënyrë tjetër.

Këto talente përfshijnë:

Talentet e tua artistike. Aftësinë tënde për të punuar në skuadër; pavarësinë tënde që rritet, mirësjelljen tënde, aftësinë për të shprehur opinionin tënd; aftësitë e tua në sport, aftësinë tënde për të bërë miq, aftësinë tënde për të diskutuar dhe vlerësuar progresin tënd, talentet e tua në dizenjim dhe krijim, aftësitë e tua në muzikë.

Ne jemi shumë të kënaqur që të gjithë këto talente dhe aftësi të ndryshme të kanë bërë ty ky person i veçantë që je sot dhe këto janë pikërisht ato gjëra që ne i masim për tu siguruar se ti je gjithmonë duke bërë progres e vazhdon të bëhesh një djalosh i dashur e i zgjuar.

Lexo po ashtu:  Rregulli numër një: Asnjëherë mos shpenzo para kot. Rregulli nr 2: Kurrë mos e harro rregullin numër 1

Të lumtë Ben, ne jemi shumë krenarë për ty.

Urimet më të mira”

(Përshtati: Kaltra Tafani)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *