Në këtë artikull do të sjellim fjalët e Luca Magnani për mamanë e tij Anna Magnani, aktoren e mirënjohur italiane, e cila ka ndërruar jetë shumë vite më parë. Në fjalët e tij, Luca trajton një tematikë shumë tëhasur, atë të nënave të divorcuara, apo nënave të ve, të cilat gjenden në dilemën nëse duhet ta kalojnëjetën të vetme, apo mund të krijojnë njohje të reja. E ëma e tij, e zhgënjyer nga marrëdhënia e mëparshme, vendosi të jetonte e vetme dhe t’ia dilte. Normalisht që kaloi shumë për t’ia dalë mbanë e vetme, ama arriti të korrte sukses në karrierë dhe njëkohësisht, të rriste me parimet e duhura djalin e saj tëvetëm.

“Nëna ime ka zgjedhur të jetojë vetëm por e lirë, sipas disa modeleve femërorë që më vonë u shndërruan në ikona adhurimi. Pjesën më të madhe të kohës e kalonte më tepër në punë. U bë shumë shpejt e aftë për veten e saj dhe filloi të çante edhe në ambiente mashkullore, të cilat ishin shumë armiqësore me femrat.

Lexo po ashtu:  Safete S. Juka, një figurë e madhe kombëtare

Ia doli ta ndërtonte e vetme karrierën e saj artistike, pa pasur mbështetjen e ndonjë producenti, regjizori apo një burri. Mbaj mend që thoshte shpesh: “Mos më hiqni asnjë rrudhë, të gjitha i kam paguar shtrenjtë” dhe më vjen keq tani që mendoj se sa ka vuajtur…”. – Luca Magnani për të ëmën e tij Anna Magnani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *