73 vjeçarja Mendije Dumani ka humbur jetën me datën 3 shtator në kapin famëkeq Al Hol në Siri, ku janë të vendosur familjarët e luftëtarëve të grupit terrorist ISIS.

Dumani është gjyshja e Evës 14-vjeçare, dhe Indritit 12-vjeç. Të dy fëmijët u rrëmbyen nga babai i tyre, Shklëzen Dumani, 6 vjet më parë dhe pas rrëmbimit ai bashkë me fëmijët shkoi në Siri, për tu bashkuar me ISIS.

Muaj më vonë, e moshuara duke shpresuar se do të merrte fëmijët dhe të kthehej në shtëpi, udhëtoi për në Siri.

I biri i Mendijes, Shkëzeni, u vra gjatë luftimeve atje ndërsa ajo u bë kujdestarja e fëmijëve.

Në film të vitit 2019, ajo bashkë me fëmijët u dërguan në kampin famëkeq Al Hol, që aktualisht drejtohet nga kurdët dhe depërtimi në të është i vështirë e gati i pamundur.

Tanimë fati i dy fëmijëve të mbetur vetëm në kamp, nuk dihet, ndërsa nuk dihet as fati i trupit të të moshuarës që nuk mundi t’i kthente nipërit e saj në atdhe.

Lexo po ashtu:  “Pse qentë jetojnë më pak se njerëzit?” Përgjigjia e këtij djali 6 vjeçar do t’ju lërë pa fjalë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *