Dashi

Gjendja mjuaj shëndetësore mund të përmirësohet duke ndarë lumturinë me të tjerët. Ka gjasa që të merrni para shtesë, ndryshe nga çmund ta prisnit. Bëni kujdes me sjelljen ndaj fëmijëve.

Demi

Çlirohuni nga tensioni që ju ka mbërthyer. Është e nevojshme të flisni me familjarët sa i përket aspektit tuaj ekonomik. Këshilla e tyre do të jetë mjaft e vlefshme për ju.

Binjakët

Ka gjasa të gjeni ngushëllim nën shoqërinë e fëmijëve. Fuqitë terapeutike të tyre mund t’ju largojnë ankthin. Së bashku me partnerin/partneren tuaj mund të merrni një lajm të mrekullueshëm.

Gaforrja

Meditimi do t’ju çlirojë pafund. Dikush që ju i besoni mund të mos ju tregojë një të vërtetë. Aftësia juaj për të bindur të tjerët do t’ju ndihmojë të zgjidhni problemet.

Luani

Udhëzimet e një mikut tuaj do t’ju çojnë drejt përmirësimit të situatës suaj shëndetësore. Nuk përjashtohet mundësia që një ngërç financiar ta zgjidhni sot. Do ta shijoni më shumë jetën nëse falni gabimet e të kaluarës.

Lexo po ashtu:  Vjen edhe në Shqipëri “Testi i Idiotit”! Çfarë parashikojnë ndryshimet në Kodin Rrugor

Virgjeresha

Besimin e lartë në vetvete rekomandohet ta përdorni ashtu sic duhet. Pavarësisht një dite tejet të lodhshme që mund të kaloni, do të arrini t’i mblidhni sërish energjitë. Disa persona të kësaj shenje mund të fokusohen pas gjërave të panevojshme.

Peshorja

Kontrolloni mënyrën sesi ndiheni. Ka gjasa që motra apo vëllai t’ju kërkojë ndihmë financiare. Bëni kujdes me kritikat në punë, pasi gjithçka mund të kthehet në disfavorin tuaj.

Akrepi

Shmangni të grënën e tepërt dhe kontrolloni vazhdimisht peshën trupore. Dashuria në çift do të jetë në lulëzim e sipër. Mos e shpenzoni kohën me gjëra të panevojshme.

Shigjetari

Marrëdhënia juaj në çift do të bëhet gjithnjë e më bukur. Do të ndiheni të lumtur për zgjedhjen që keni bërë dhe nuk do të hezitoni t’ia shprehni këtë partnerit/partneres suaj. Ka gjasa që një detyrë e papërfunduar në punë t’ju mundojë.

Bricjapi

Ekziston mundësia të arrini një marrëveshje financiare fitimprurëse, Jepini kohën e duhur familjes suaj. Bëjini ata të kuptojnë që i keni në vëmendje.

Lexo po ashtu:  Inserte nga intervista me Rexhep Selimin, botuar në Koha Ditore, 1 korrik 2005, faqe 19:

Ujori

Ka gjasa të përjetoni një situatë të papritur në shtëpinë tuaj, çfarë mund t’ju shkaktojë shqetësim. Partneri/partnerja juaj do të shpjegojë se i mungoni pafund. Mendoni të bëni diçka ndryshe në kohën tuaj të lirë për të thyer rutinën.

Peshqit

Do të jeni mjaft aktiv gjatë ditës së sotme. Nuk përjashtohet mundëia që këtë të martë të mblidhni disa borxhe të vjetra, Mos i kushtoni rëndësi fjalëve të disa personave që nuk janë të rëndësishëm për ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *