Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pezulluar vendimin për refuzimin e kërkesës së lejes së qëndrimit të përkohshëm për Tienmu Ma që ka shërbyer si këshilltar i ish-kryeministrit Albin Kurti.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media, ku kryeministri Hoti thotë se pezullimi vlen deri në një hetim të plotë nga institucioni i Avokatit të Popullit.

“Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, bazuar në fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, ka marrë vendim për pezullimin e ekzekutimit të vendimeve A. Nr. 555/2020 me nr. prot A. nr. 1571/2020, të datës 01.10.2020, sipas kërkesës nga Avokati i Popullit.

1. Vendimit Nr. Ref. 116/2020 i Komisionit të Ankesave për të Huajt, i datës 21.09.2020 me të cilën i refuzohet ankesa z.Tienmu Ma, e parashtruar kundër vendimit të shkallës së parë;

2. Vendimit Nr. 02224/20 mbi refuzimin e kërkesës së lejes së qëndrimit të përkohshëm i datës 20.8.2020; dhe

3. Vendimit Nr. 00174/20 për largimin vullnetar të Ministrisë së Punëve të Brendshme – Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migrim – Divizioni për të Huajt, i datës 21.8.2020”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu:  KATASTROFË / Departamenti amerikan i Shtetit: Shqipëria është burim i kanabisit dhe, gjithnjë e më shumë, një vend tranzit për kokainën dhe heroinën.

Më tej, kryeministri Hoti ofron bashkëpunimin e plotë rreth kësaj çështje, gjithmonë në pajtim me mandatin kushtetues dhe ligjor, si dhe njëherit mbetet në pritje deri në përfundimin e hetimit nga Institucioni i Avokatit të Popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *