Kryeministri hungarez Victor Orban ka risjellë në vëmendje mediatike çështjen e imigrantëve ilegalë që po hyjnë në BE. Gjatë një conference për shtyp me presidentin serb Alexander Vuçiç dhe kancelarin austriak Karl Nehammer ai ka folur për një bashkëpunim tripalësh mbi këtë çështje.

Ky është i pari në një seri takimesh që bëjmë së bashku për shkak të migrimit. Ne jemi vendet që jemi goditur më rëndë nga imigrimi ilegal dhe jemi nën kërcënim. Duhet investuar shumë për të zgjidhur këto problemed he nuk jemi të kënaqur me situatën në kufirin serbo-hungarez…Rruga e Ballkanit Perëndimor është ajo që është goditur më rëndë, ka thënë ai.

Orban ka shtuar se për të menaxhuar këtë situatë do të ketë takime të tjera në nivel ministrash ku do të përcaktohen hapat e ardhshëm brenda një kuadri ligjor. Vendimi në fjalë konfirmon një bashkëpunim jashtë sferës së BE-së dhe në një pikëpamje injoron FRONTEX, duke shtuar këtu se për disa vende imigrimi është çështje e sigurisë nacionale.

Lexo po ashtu:  E neveritshme, dëshpëruese, LDK e kthen Serbinë në Qeverinë e Kosovës, për një zor të madh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *