Gazetari Valon Syla, është sulmuar fizikisht në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë.

Media mëson se i dyshuari për sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla është Bashkim Jupa nga fshati Molliq komuna e Gjakovës, me vendbanim në Zvicër.

I dyshuari është vëllai i zyrtarit të lartë të PDK-së dhe ish-zvëvendësministrit të Tregëtisë dhe Industrisë, Bekim Jupa.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti. Ajo ka bërë të ditur se, njësit e nevojshme policore po merren me rastin.

“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se një person është sulmuar fizikisht në lagjen Pejton në Prishtinë. Menjëjerë në vendngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Ky sulm fizik ndaj gazetarit Syla vjen pas shkrimeve të tij lidhur me fluksin e madh të mërgatës që kanë ardhur në Kosovë gjatë këtyre ditëve.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo po ashtu:  Standardi demokratik/ hollandeze refuzon të kërkojë falje për skllavërinë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *