Dritëro Agolli

28/02/2026 • 10:04

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

I humba të gjitha, po lypës s’u ktheva,
S’ia zgjata dorën askujt dhe veten e mbajta.
Ç’u bënë vajzat më të bukura, Drita, Maria dhe Eva?
Atyre dorën me gaz mund t’ua mbaja.

Po të gjitha ato u plakën si unë
Dhe bukurinë e dikurshme s’e kanë,
Megjithatë drejt tyre synoj nganjëherë më shumë
Sesa drejt guhakerve me qyrk e famë.

I humba të gjitha, më mbetën vetëm kujtimet dhe kockat,
Më mbeti lëkura dhe bebja e syrit tok me shkëndijat.
Tani përballë shtëpisë sime këndojne bretkosat,
Gëzohem se janë të gjitha të mijat.

Lexo po ashtu:  Mimikria dhe “kombi kosovar” - Mekuli Press vijon publikimin e “Ideologjia e shpërbërjes”, nga Rexhep Qosja
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com