Poezi nga Sibel Halimi

Kur nana ik nga kjo botë
Në pragun e jetës
Ta lë këmishën e njeriut t`rritur
T`i lë me qindra fjalë të heshtura
N`kornizë muri hijen e saj

Kur nana vendos me shku
I ka veç pak ditë
shikimin e lëshon përtej
është përshëndetja e saj
Mos ki frikë njeriu im i vogël

Kur nana pështillet rreth vetes
ajo nuk ka pësuar amnezion
siç e mendon ti
njeriu im i vogël
I kthehet shpisë së çiknisë
Puth në ballë e merrë n`gryk t`kalumën e saj

Kur nana s`mundet
me të thirrë n`emër
do m`ja kujtue fytyrën
kur ti gjunjëzohesh
ka mu t`u shfaq e drejtë si hyjni
se ajo nuk do të jetë
me t`plotnue me fjalët
tu t`dhanë dashni

kështu ta lë fytyrën
si shenjë me u çua e me lëvizë

Njeriu im i vogël
Tani je rritur më
lëre të qetë n`lirinë e saj

Lexo po ashtu:  Interpol: Vaksinat antiCOVID-19 rrezikohen nga falsifikimi dhe vjedhja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *