Ideja e një dizajni të tillë inovativ është që të shmangen rrudhat e krijuara në telefonët me palosje, diçka që Samsung dhe Huawei e kanë vuajtur.

Ideja e Apple mund të eliminojë rrudhat në ekranet e telefonëve me palosje

Apple i është dhënë një tjetër patentë e cila sugjeron se mund të jetë duke eksperimentuar me telefonët me ekrane që palosen pasi prodhuesit si Samsung, Huawei dhe Motorola kanë debutuar tashmë modelet e tyre.

Patenta e re e regjistruar nga Apple që në Gusht të 2016-ës u raportuar nga MacRumors dhe përshkruan një mekanizëm për një pajisje me ekran që ploset dhe ka panele që palosen në formën e një tubi.

Ideja e një dizajni të tillë inovativ është që të shmangen rrudhat e krijuara në telefonët me palosje, diçka që Samsung dhe Huawei e kanë vuajtur.

Kur telefoni është i palosur, ekrani mund tërhiqet dhe paloset në formë tubi. Nuk është patenta e parë nga Apple që mbulon ekrane me palosje.

Prodhuesi i iPhone siguroi një patentë në Maj të 2019-ës për një bosht fleksibël palosjeje. Por patentat nuk shërbejnë si provë e mjaftueshme se Apple është duke zhvilluar një pajise me ekran që paloset.

Lexo po ashtu:  – Fyodor Dostoevsky, “Krim dhe Ndëshkim”

Nga ana tjetër Motorola po përgatitet për të prezantuar një version me palosje të Razr më 6 Shkurt. Samsung gjithashtu po punon në një pajisje të ngjashme që do ta prezantojë së bashku me Galaxy S20.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *