Kohëzgjatja e leximit: 3 minuta

Rexhep Qosja

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Tërësia dhe pjesët

Një identitet i ri, të cilin disa e quajnë të pashmangshëm, disa të imponuar, disa të shtirë e disa të shpikur, po bëhet temë e tubimeve të disa intelektualëve, e disa njerëzve të politikës dhe e disa mediave. Edhe kur e quajnë identitet politik apo identitet shtetëror, ai në të vërtetë është togfjalësh me të cilin mbulohen përpjekje për krijimin e një identiteti të ri kombëtar në Kosovë. Ky është identiteti i quajtur identiteti kosovar.

Pavarësisht prej përmbajtjes, që i atribuohet, prej qëllimit me të cilin predikohet dhe prej qëndrimit që ndaj tij më në fund do të krijohet, ky i ashtuquajturi identitet i ri kombëtar mund të ushtrojë ndikim të veçantë çintegrues në proceset aq të mezipritura dhe aq premtuese integruese shqiptare dhe ndikim shpërbërës ndaj identitetit historik kombëtar të shqiptarëve.

Lexo po ashtu:  Çka thotë për dyfytyrësinë Teofrasti, çfarë tipare kanë dyfytyrëshat…

Si çdo nocion apo togfjalësh, qoftë i vjetër apo i ri, ashtu edhe togfjalëshi identiteti kosovar e ka historinë e tij.

Nocioni kosovar dikur ishte nocion me të cilin mbulohej një identitet që çmohej përbërës i identitetit kombëtar shqiptar, as më i gjerë as më i ngushtë se ç’mund të ishin nocionet lab, çam, mirditas, malësor, myzeqar e të tjerë, të cilët vijnë prej emërvendeve të krahinave të njohura shqiptare: Labëria, Çamëria, Mirdita, Malësia, Myzeqeja.

Nocioni kosovar dikur do të ngrihet në një shkallë më të lartë përkushtimi dhe do të bëhet kosovarizëm. Ky në të vërtetë ishte nocion me të cilin në shpirtin e atdhetarëve zëvendësohej nocioni shqiptarizëm.

E kuptueshme.

Për shqiptarizëm dikur shkohej në burg, dhe shkohej në burg për shkak se në Serbi dhe në Jugosllavi shqiptarizmi quhej ideologji irredentiste, që aspironte të ashtuquajturën Shqipëri e Madhe, që ishte dhe mbetet shpikje politike dhe ideologjike me të cilën politikanë dhe intelektualë serbë dikur do të përpiqen të pengojnë krijimin e Shqipërisë, më vonë do të luftojnë idenë e pavarësisë së Kosovës, kurse gjithnjë do të ndjekin atdhetarët shqiptarë.

Lexo po ashtu:  Sami Lushtakut i ndalohet kandidimi për kryetar të Skenderajt?

As kosovarizmi nuk ishte mirëpritur në Serbi dhe në Jugosllavi, por ndaj kosovarizmit mund të lejohej njëfarë tolerance për shkak se në mendjet e ideologëve të Jugosllavisë, atdhetarizmin e shqiptarëve kosovarizmi nuk e nxirrte jashtë kufijve të asaj Jugosllavie.

Nocioni kosovarizëm tani është ngritur disa shkallë më lart dhe ka marrë konotacion dukshëm më të përcaktuar: është bërë kosovarizim! Dhe, këtë përcaktueshmëri më së qarti e tregon lidhja e nocionit kosovarizim me veprimtari të ndryshme dhe krijimi i togfjalëshave: kosovarizimi i arsimit, kosovarizimi i shkencës, kosovarizimi i arteve, kosovarizimi i kulturës, kosovarizimi i mediave dhe, madje, kosovarizimi i gjuhës standarde.

Në qoftë se nocioni kosovarizëm edhe më tej ishte nocion me të cilin mbulohej atdhetarizmi gjithëshqiptar, kosovarizimi bëhet nocion me të cilin mbulohet kryekëput përkushtimi mendor dhe ndjenjor ndaj Kosovës, domethënë bëhet nocion me përmbajtje separatiste atdhetare.

Ithtarët e kosovarizimit të çdo gjëje në jetën shoqërore, kulturore dhe politike, vërtet, ende nuk janë të shumtë por, s’është e vërteta, janë në …. VAZHDON NESËR!

Lexo po ashtu:  Vuçiq: Dialogu pothuajse nuk ekziston, na dëmtoi deklarata e Putinit për Kosovën

MekuliPress #Qosja