Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Në Indonezi, ushtria nuk do të ketë më kriter virgjërinë për rekrutimin e femrave. Procedura që njihet ndryshe si “testi me dy gishta”, sepse gjatë ekzaminimit mjekët futen dy gishta brenda vaginës së gruas për të kontrolluar nëse himeni është ende i paprekur apo jo, është cilësuar abuziv nga organizatat e të drejtave të njeriut, të cilat e kanë kundërshtuar prej kohësh.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Në një telekonferencë me komandantët ushtarakë në të gjithë Indonezinë, shefi i shtabit të ushtrisë, gjenerali Andika Perkasa sinjalizoi fundin e praktikës dhjetëvjeçare dhe tha se gratë do të rekrutohen në të njëjtën mënyrë si burrat.

Rekrutët e rinj do të zgjidhen në bazë të aftësisë së tyre për të ndjekur procesin arsimor të ushtrisë.

Siç raporton “The Guardian“, Human Rights Watch tha se ndryshimet që Perkasa deklaroi në konferencë i referohen “testit abuziv, joshkencor dhe diskriminues të” virgjërisë “që të gjitha degët e ushtrisë indoneziane kanë përdorur për dekada të tëra për rekrutët femra”.

Lexo po ashtu:  Rama në krye të NATO/ Gënjeshtra e 1 prillit që mashtroj mediat shqiptare dhe serbe

Pritet që të njëjtën praktikë të ndjekin edhe marina indoneziane dhe forca ajrore.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *