Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, është viktima e radhës e CoVid-19 dhe sipas mediave ai ëhstë infektuar gjatë ceremonisë mortore të Amfilohije Radoviçit, klerikut të lartë malazez.

Në ceremoni morën pjesë shumë njerëz, madje disa prej tyre u filmuan duke puthur kufomën e klerikut, pavarësisht paralajmërimeve të autoriteteve për rrezikun që paraqiste një pjesëmarrje e tillë.

Në ceremoni ishin të pranishëm edhe zv.kryeministri malazez Zdravko Krivokapiç dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiç.

Irinej aktualisht nuk ka simptoma, ndërkohë që edhe Amfilohije thuhej se ishte shprehur se pelegrinët janë vaksina e Zotit dhe nuk mbante maskë.

Lexo po ashtu:  “Mbizotëroi shteti ligjor, Kushtetuta dhe vullneti i popullit”. Biden i drejtohet kombit amerikan: Koha që të bashkohemi drejt sukseseve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *