Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, është viktima e radhës e CoVid-19 dhe sipas mediave ai ëhstë infektuar gjatë ceremonisë mortore të Amfilohije Radoviçit, klerikut të lartë malazez.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Në ceremoni morën pjesë shumë njerëz, madje disa prej tyre u filmuan duke puthur kufomën e klerikut, pavarësisht paralajmërimeve të autoriteteve për rrezikun që paraqiste një pjesëmarrje e tillë.
Në ceremoni ishin të pranishëm edhe zv.kryeministri malazez Zdravko Krivokapiç dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiç.

Irinej aktualisht nuk ka simptoma, ndërkohë që edhe Amfilohije thuhej se ishte shprehur se pelegrinët janë vaksina e Zotit dhe nuk mbante maskë.




