Infektologu Sali Ahmeti ka dhënë detaje për 15 personat e prekur me koronavirus, sipas tij tre nga ta janë të prekur në mushkëri ndërsa njëri është i shoqëruar me sëmundje të mëparshme.

Sipas infektologut, gjendja e tyre është stabile.

“Tre prej tyre kanë prekje të mushkërive, njëri sëmundje të mëprashme, ka gjendje të rëndë por është stabil”, tha infektologu në ‘Pressing’.

Sipas infektologut, virusi në fillim nuk shfaqet me agresivitet.

Ai shtoi se Klinika Infektive është e pajisur me materiale mbrojtëse kundër koronavirusit.

Lexo po ashtu:  Sllovenia largon nga tregu ajvarin e prodhuar në Maqedoni, për shkak të substancave të dëmshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *