Inserte nga intervista me Rexhep Selimin, botuar në Koha Ditore, 1 korrik 2005, faqe 19:

Gashi: Ju mendoni se nuk ka qenë terroriste forma e veprimit të UÇK-së në fillim?
Selimi: Pse ju mendoni që ka qenë terroriste?

Gashi: Po ju pyes juve: mendoni se nuk ka qenë terroriste forma e veprimit të UÇK-së në fillim?
Selimi: Të them të drejtën nuk kam nevojë ta arsyetoj se a ka qenë terroriste a jo. Objektivi i UÇK-së dhe forma e veprimit nuk ka pasë të bëjë asgjë me terrorizëm. Ti ndoshta nuk e kupton se çka do të thotë terrorizëm. Objektivi i UÇK-së kanë qenë forcat policore dhe ushtarake të Sërbisë.

Gashi: Objektivi në rregull, por, s’mund të thuhet se forma ka qenë në rregull.
Selimi: Edhe forma ka qenë në rregull. Ma thuaj një veprim që s’ka qenë në rregull.

Gashi: Ka pasë raste kur ju keni sulmuar objekte që e keni ditë se janë me civilë.
Selimi: A është vrarë ndonjë civil?

Lexo po ashtu:  Ne e dijmë, se, një ditë popujt do të na kuptojnë, perandor, kryegjyqtar, krejt do të na gllabërojnë.

Gashi: Nuk është me rëndësi. Me rëndësi është që ju i keni sulmuar dhe ka mundur të vritet ndonjë civil.
Selimi: Raste të tilla ka pasë. Në fakt, nuk ka pasë.

Gashi: Për shembull, aksioni në shkollën e mesme të mjekësisë “Dr. Ali Sokoli” në Prishtinë, të cilin UÇK-ja e ka marrë përsipër dhe dihet fare mirë se aty ka pasë vetëm civilë të nacionalitetit sërb.
Selimi: Ne e kemi bërë atë aksion dhe ne e kemi marrë përsipër atë. Në oborr të shkollës nuk ka pasë asnjë njeri, bomba është hedhë në oborrin e shkollës dhe, nëse iu kujtohet, komunikata që ka nxjerrë UÇK-ja ka qenë një mesazh për kolonët sërbë që janë kthyer nga një luftë në një luftë tjetër. Ky nuk ka qenë akt terrorist, por një manifestim politik. Këto gjëra ndodhin.

Gashi: E keni ditë ju që në atë objekt ka pasë vetëm civilë dhe e keni ditë se në bazë të Konventës së Gjenevës të vitit 1949 nuk keni të drejtë të sulmoni në një objekt ku ka civilë?
Selimi: Më ka interesuar liria ime. Më ka interesuar që të përdor mjetet dhe format më të mira. Mendoj se e kemi bërë punën më të duhur. Është terrorizëm pse ata e kanë dëgjuar një krismë?

Lexo po ashtu:  Qeveria Kurti 2: 12 muaj pushim të lehonisë dhe pagë minimale për 6 muaj për lehonat e papuna

Gashi: Ju e keni ditë se aty ka civilë dhe keni hedhë bombë. I keni shqetësuar. I keni terrorizuar.
Selimi: Punë e madhe nëse janë shqetësuar. Ata njerëz kanë ardhë nga një luftë, pra nga Kroacia dhe Bosnjë Hercegovina dhe një krismë më shumë për ta nuk është asgjë.

Gashi: Më e rëndësishme është liria jonë. S’ka rëndësi nëse e terrorizojmë dikë për ta arritë lirinë tonë?
Selimi: Po pra.

/Marrë nga profili i Shkelzen Gashit, autorit të librit “Kosova, lufta dhe Paqja -Intervista-//MekuliPress.com/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *