Medituesi dhe studiuesi i fizikës kuantike e mjekësisë alternative, Hetem Ramadani, duke komentuar deklaratat e mjekëve të cilët e kritikuan atë se po bënë konstatime jo të sakta, si ai që diabeti ka shërim, ka theksuar se këto deklarata i bën me përgjegjësi të plotë morale, ligjore dhe profesionale.

Ai në një intervistë për Telegrafin ka thënë se sëmundjet të cilat nga mjekësia e cila njihet si konvencionale si kronike, kanë shërim.

“Sipas doktorëve dhe kësaj mjekësie konvencionale, të gjitha sëmundjet kronike mund të menaxhohen, por asesi të shërohen.

“Ndërsa unë deklaroj se po këto sëmundje që të gjitha shërohen, duke përfshirë edhe kancerin, po me kusht në cilën fazë haset në të – që do të thotë varet prej kohës”, ka shtuar Ramadani.

Sipas tij, ai ka shumë raste që personat që kanë vuajtur nga kanceri, diabeti janë mjekuar duke i ndjekur recetat e tij.

“Ata që i përmbahen regjimit që unë e propozoj, që do të thotë përdorin atë që unë e quaj ushqim intelegjent, duke e kombinuar me meditim dhe aktivitet fizik, do të shërohen nga këto sëmundje”, ka shtuar ai.

Lexo po ashtu:  Sa do të jetojmë? Sekreti i jetëgjatësisë i shkruar në retinë

Më tutje Ramadani ka folur për atë që njihet thuajse sëmundja e këtij shekulli, e cila po merr përmasa galoponte çdo ditë e më tepër, që është diabeti.

“Pesë përqind e popullësisë botërore janë të prekur nga diabeti i tipit 2, kjo vetëm në bazë të statistikave zyrtare, e që ato që nuk janë zyrtare ky numër mund të ndryshojë”, ka shtuar ai.

Sipas tij, zakonisht bëhet gabim edhe kur matet diabeti ose sheqeri, sepse mjekët zakonisht e bëjnë matjen e glukozës, pse matjet që i bën një kardiolog, që e mat yndyrën kalesterolin.

“Konsideroj se problemi numër një është ndërrimi i shprehive, në këtë rast edhe çka hamë. Përndryshe, diabeti është i shërueshëm. Gabimi bëhet në trajtim. Trajtimi që bëhet me insulinë të diabetikëve, është sikurse i alkoholizuari të trajtohet me alkool”, ka thënë ai.

Ramadani ka theksuar se doktorët pyetjen ndaj pacientëve se ku i dhemb, duhet ta kthejnë sipas tij, në pse i dhemb.

“Nëse nuk hyn kjo pse-ja atëherë trurni jonë do të jetë në korniza të caktuara, dhe për këtë arsye vinë në përfundime se nuk shërohet”, ka shtuar ai.

Lexo po ashtu:  “Shërova diabetin vetëm me ushqim, përmes testit të intolerancës ushqimore”

Hetem Ramadani – diabeti dhe sëmundjet tjera kronike mund të shërohen, ushqimi elementi vendimtar

Ai ka sqaruar se të gjitha sëmundjet sot shpjegohen me një emërues të përbashkët, e që është rezistenca ndaj insulinës.

“Këtu janë hipertensioni, trashësia ose obeziteti, sëmundjet mendore si, Demenca, Parkinsoni, Alzheimerit, qe tash kanë filluar t’i quajnë diabeti i llojit 3. Shkaktari kreysor i këtyre ç’rregullimeve është rezistenca në insulinë, që i bjen trajtohet alkooli me alkool. Ose infeksioni – po të jeni të infektuar atëherë do të trajtoheni me antibiotik. Nëse ti merresh me temperaturën, ti nuk e ke trajtuar shkakun e infeksionit. Këto janë disa paradigma të gabuara”, ka shtuar Ramadani.

Ai ka thënë se konsideron që problemi kryesor është te ushqimi, që Ramadani e kam quajtur ushqim budalla.

“Shtrohet pyetja, a është më mire te ushqehemi me ato që është e shëndetshme apo t’i largojmë ato që na sëmurin. Nëse ne ushqehemi mirë dhe pimë Coca Coëla ose hamë 10 lugë sheqer, atëherë i kemi shumëzuar me zero, sikurse këtë në matematikë plus shumëzuar me minus, është çdo herë minus”, ka shtuar Ramadani.

Lexo po ashtu:  Bëni këtë test për 30 sekonda dhe do të kuptoni se sa e shëndetshme është zemra juaj

Medituesi dhe studiuesi i fizikës kuantike ka thënë se të gjithë ata që janë trajtuar të ai, njerëz dhe jo minj e lepuj, kanë pasur sukses deri më tani, dhe krejt kjo në bazë të kujdesit ndaj ushqimit.

“Shpesh njerëzit thonë po ushqimi, po edhe stresi po shkakton sëmundje. Unë them se edhe stresi lidhet shpesh herë më ushqimin që e konsumojmë”, ka shtuar Ramadani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *