Më 14 mars të këtij viti u bënë 159 vjet nga vdekja e inxhinierit të famshëm me origjinë shqiptare. Karl Gega qe inxhinier, projektues rrugësh dhe hekurudhash. Njihet sidomos për ndërtimin e hekurudhës së Semeringut, që fillon në Glognic dhe arrin në Myrcushlag. Edhe pjesa më e vështirë dhe spektakolare e kësaj hekurudhe, ajo Ercercog-Johanban (hekurudhë e arkidukës Xhovani), Vienë – Trieste, u projektua e gjitha prej tij. Karl Gega lindi në Venecie nga prindër me origjinë shqiptare. Studioi në Padovë, ku vetëm 17 vjeç mori diplomën në matematikë.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Më pas filloi karrierën e tij si projektues duke ndërtuar rrugë dhe vepra hidrike në krahinën e Venetos. Midis gjërave të tjera ndihmoi në ndërtimin e “Rrugës së Alemanjës”, rrugës që nga San Vendemiano, pranë Koneljanos, të çon në Dobiako duke kaluar nëpër Kortina d’Ampeco. Në periudhën 1836-1840 qe mbikëqyrës në Bohemi për ndërtimin e “Hekurudhës Perandor Ferdinandi” që shonte nga Bryni deri në Lundenburg. Në atë kohë (1836-1837) studio edhe botën e hekurudhave në Angli dhe në kombe të tjera europiane.

Lexo po ashtu:  Besa shqiptare, rregulli i artë dhe shpëtimi i hebrenjve

Në 1942-shin Gega u bë drejtori i përgjithshëm i Südlichen Staatsbahn-it (Hekurudhave Jugore të Shtetit) ku i takoi detyra të projektonte Hekurudhën e ardhshme Jugore, për të cilën ndërmori një udhëtim studimi në Amerikë. Përvojat që buruan nga ky udhëtim bashkëdikuan jo vetëm në projektimin dhe ndërtimin e Hekurudhës së Semeringut, por edhe në dy botime. Gega e botoi pjesën më të madhe të shkrimeve të tij paralelisht në gjuhët gjermane, italiane dhe franceze.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Pas kthimit të tij në Hekurudhat e Shtetit Austro-Hungarez, u ngarkua me projektimin e hekurudhës jugore, nga Viena në Trieste përmes Gracit, linjë hekurudhore që më pas u pagëzua në nder të arkidukës Giovanni d’Asburgo si “Linja Arkidukë Xhovani”, por që kaloi në histori si “Hekurudha Jugore” meqë lidhte kryeqytetin e Perandorsë me jugun.

Në atë periudhë, shumë vetë menduan se përshkimi hekurudhor i Semeringut ishte teknikisht i ndërlikuar, madje i kotë. Por që më 1848-ën Gega paraqiti një projekt që e kalonte rrugën me lokomotiva normale, pa iu drejtuar kremaljerave. Edhe më parë se të vendosej nisja e punimeve, Gega porositi ndërtimin e lokomotivave të përshtatshme për kapërcimin e pjerrësive të tilla.

Lexo po ashtu:  Manastiri i Deçanit s’e do Kurtin në vizitë, Vuçiqi ankohet për provokim

Punimet filluan më 1848-ën dhe para përfundimit të tyre, më 1851-shin, mori titullin kalorës (“Ritter”). Kur më 1854-ën hekurudha u përfundua Gega kishte projektuar tashmë një rrjet hekurudhash për krejt perandorinë austriake dhe në vitet në vijim mori shumë detyra të tjera, midis të cilave ndërtimin e pjesëve hekurudhore në Transilvani.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Megjithatë Gega nuk mundi ta shihte përfundimin e kësaj vepre të fundit pasi vdiq nga tuberkulozi në Vienë, më 1860-ën. Jeta e Karl Gegës frymëzoi plot pesë romane. Në vilën e familjes, Vila Allegri Von Ghega në rivierën e Brentës në Oriago ruhet një pjesë e arkivit historik. Gegës Austria i rezervoi nderin e portretit në kartëmonedhën prej njëzetë shilingash, ndërsa në Trieste, Itali, një rrugë mban emrin e tij. Përgatiti Adrian Beshaj

Gazeta /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *