Gjiganti i iPhone për të reduktuar influencën e Samsung tek iPhone vendosi të shikonte tek një tjetër prodhues si BOE për ekranet e modeleve jo-Pro.

Debutimi i iPhone 12 mund të shtyhet për shkak të një problemi madhor me ekranet OLED. Sipas një raporti që vjen nga Koreja, prodhuesi i ekraneve OLED BOE i Apple nuk ka përmbushur dot standardet e teknologjisë OLED në aspektin e cilësisë.

Ekranet e prodhuara prej BOE duhej të aplikoheshin tek iPhone 12 5.4-inç dhe iPhone 12 Max 6.1-inç të cilët do ti hapnin rrugë implementimit të një skaneri të shenjave të gishtërinjve nën ekran për herë të parë në një iPhone.

Raporti nuk tregon nëse dështimi i BOE në standardet e ekraneve OLED ka ndikuar në axhendën e debutimit të Apple iPhone 12. Në të kaluarën Apple ka përdorur teknologjinë e ekraneve të Samsung si furnizuesi i vetëm për iPhone.

Gjiganti i iPhone për të reduktuar influencën e Samsung tek iPhone vendosi të shikonte tek një tjetër prodhues si BOE për ekranet e modeleve jo-Pro.

Lexo po ashtu:  Algoritmet dallojnë nga kollitja nëse një person është infektuar me Covid-19

BOE është një prodhues lider i ekraneve Liquid Crystal dhe ofron ekrane për iPad dhe MacBook. Që prej vitit të kaluar është duke zhvilluar një ekran OLED fleksibël për modelet më të lira të Apple.

Të katër modelet e spekuluara të iPhone 12 të cilët janë modeli 5.4-inç iPhone 12, 6.1-inç iPhone 12 Max, 6.1-inç iPhone 12 Pro dhe 6.7-inç iPhone 12 Pro Max do të vinë me ekrane OLED dhe procesorin A14. Secili prej tyre vjen me teknologjinë 5G.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *