Aktualisht dizajnët e kamerave selfie janë me fokus të fiksuar ndërsa me autofokus kamera e iPhone 14 do të realizonte imazhe më të pastra.
Modelet e ardhshme të iPhone do të kenë një kamër selfie të përmirësuar me funksionalitete autofokusi dhe hapje të gjerë sipas analistët të mirënjohur të produkteve të Apple Ming-Chi Kuo.
Aktualisht dizajnët e kamerave selfie janë me fokus të fiksuar ndërsa me autofokus kamera e iPhone 14 do të realizonte imazhe më të pastra.
Gjithashtu Kuo thotë se hapja e kamër selfie të iPhone 14 do të jetë f/1.9 krahasuar me f/2.2 në iPhone 13 që do të thotë se më shumë dritë hyn në sensor duke përmirësuar selfiet në ambienti me ndriçim të ulët.
Kuo parashikon se Apple do të heqë “notch” në modelin iPhone 14 Pro duke përdorur një dizajn “punch-hole.” Samsung është një prej prodhuesve që ka pasur autofokusin në kamerat selfie prej vitesh.
Kamera e re do të përdoret në katër modelet e reja të iPhone që do të thotë se ato nuk kanë për të shërbyer si ekskluzivitet vetëm i modeleve Pro.