Kompania amerikane e teknologjisë, Microsoft, njoftoi se në programet “Office” përfshirë Word, Excel dhe Outlook do të përdorë inteligjencën artificiale.
Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!
☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptareNë njoftimin nga kompania thuhet se funksioni i ri i quajtur “Copilot”, do të mundësojë përmbledhjen e emaileve të gjata, përgatitjen e draft-historive si dhe animimin e slajdeve në PowerPoint.
Kompania do të shtojë edhe funksionin e bisedës së quajtur “Business Chat” që i ngjan chatbot-it të inteligjencës artificiale të popullarizuar kohëve të fundit ndërsa funksioni “Copilot”, sipas kompanisë, do të mund të kryejë veprime të tilla si përmbledhja e një emaili për një projekt të caktuar, bazuar në të dhënat e përdoruesit.

Drejtoresha e Përgjithshme e Microsoft 365, Colette Stallbaumer tha se veçoritë reja për momentin u janë ofruar vetëm 20 klientëve korporativë ndërsa në javët në vijim do t’u ofrohen më shumë klientëve.
