Irani ka shfuqizuar Policinë e Moralit, pas më shumë se dy muaj protestash. Prokurori i Përgjithshëm i vendit, Mohammad Jafar Montazeri ka deklaruar se Policia e Moralit nuk hyn te gjyqësori dhe se ajo është shfuqizuar. Komentet ai i bëri gjatë një konference fetare dhe iu përgjigj një pyetjeje se pse organi në fjalë – krijuar gjatë presidencës së Mahmoud Ahmadinejad – ishte shpërbërë.

Njësitë nisën patrullimin në vitin 2006 dhe kishin për qëllim ndjekjen e sjelljes modeste dhe mbajtjen e hixhabit, një masë e ngjashme kjo me disa vende arabe. Megjithatë që nga viti 2016 ka nisur një lloj liberalizmi për kodin e veshjes së femrës që është edhe subjekti i kontrollit më të rreptë në këtë drejtim.

Lexo po ashtu:  Gjërat mund të ndryshojnë për Kosovën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *