Ish-kongresisti republikan, Jerry Weller, ka thënë se Presidenti amerikan Donald Trump nuk është i informuar lidhur me historinë e Kosovës dhe rrugëtimin e saj deri në shtetësi.

Weller u shpreh se Trump nuk pati memorie institucionale rreth asaj se çfarë ka ndodhur në Kosovë gjatë viteve 1999.

”Nga pikëpamja e presidentit kur ka marrë zyrën, nuk ka pasur memorie instituticonale se çfarë ka ndodhur në Kosovë në vitet 1999 si dhe përfshirjen e NATO-s dhe SHBA-ve dhe përpjekjet për të krijuar një shtet të pavarur dhe sovran të Kosovës” tha Weller, për Klan Kosova.

Kjo erdhi si përgjigje e tij, pas përmendjes së shumtë të Kosovës në fushata elektorale, të kandidatit republikan Donald Trump në prag të zgjedhjeve presidenciale.

Sipas Jerry Weller, Kosova përfitoi atëbotë nga kandidati demokrat aktual për president, Joe Biden, që sipas tij ofroi mbështetje të fortë për intervenimin e NATO-s gjatë 1999.

”Kosova gjithnjë ka përfituar nga mbështetja e Senatorit Robert Dole, ndërsa Donald Trump nuk ka pasur memorie institucionale”.

Lexo po ashtu:  E sinqertë Vjosa Osmani: "Për herë të parë Kosova kishte qeveri që planifikonte padi për gjenocidin serb"

”Përkundër kësaj Joe Biden ka shërbyer krah forcave të NATO-s, ka qenë në senatin e SHBA-ve ka bërë një mbështetje të fortë për intervenimin e NATO-s dhe i është besuar njerëzve ta mbështesin në këtë drejtim”.

”Është një kontrast si dija personale, angazhimi dhe historia në këtë regjion. Shpresoj se Joe Biden do të fitojë këto zgjedhje. … dhe jam i sigurt që Joe Biden fiton, dhe ju (Kosova) e keni dikënd në SHBA që e kupton historinë dhe e njeh historinë dhe kjo është shumë e rëndësishme”, tha Wellner.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *