VOX CLAMANTIS IN DISERTO

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Të humburve në shkretëtirë… synimesh)*

Ishte natë Natë Natë
Errësirë Errësirë Errësirë
Dhe — luftë u bë
Me aq e aq martirë
Dielli Filizat…

„Dielli?! (gërthet kori i të humburve)
Paj ne jemi n’errësirë
Shkretëtirë
Zinxhirësh e të mur’ve
Ne
që çirremi
(jo kot!)

Tani
Ne
që joshim (t’azdisur
e harrestarë)
Sa mot —
Në natën tonë
Fantazmash (bizarë)
Mjegullirash
(pashempash)
Ujrash… (të turbullt Nga tjerra mbretri
ku leçkat i vokin endacakët
të paçiltërit)
Në fillim fillimi!”

Pra — n’asgjë!

… Vallë prapë natë Shkretëtirë
Ndër ne?
Errësirë Errësirë Errësirë
Hata!
E luftë luftuam (për ke?)
E gjakun derdhëm (për çka?)

*) Pasi fletorja „Rilindja” — ku shkrova, thuajse, rreshtat e parë shqip dhe e shoqërova, sa e si dija, në ditët e hapave të para të saja — u bë, tani sa kohë, vend sulmesh të pamerituara t’atyre që, me potere, mundohen të devalvojnë gjith atë që kemi krijuar me shumë mund gjer më tani: edhe vatrën („Jetën e re”), ku shumica u rritën, edhe kujdesin, vërtet atëzor, të piqen si letrarë jo vetëm ata për të cilët e kemi fjalën, por, thuase, të gjithë shkrimtarët që sot i kemi — e shkrova, me dhimbje jo të vogël, këtë vjershë si reagim personal në shkrimin (sulmin) me të njëjtën titull të një grupi të paskrupull letraro-gazetaresh, botuar në „Rilindje” më 2 tetor të këtij viti.

Lexo po ashtu:  SHBA, hapa përpara drejt superkompjuterave kuantikë. Si manipulohen elektronet


Esad Mekuli, Jeta e re, 1971, Prishtinë

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com