Ishte një herë një princ që nuk kishte gjetur ende grua.

I ati i shqetësuar i thotë: ”Kur të vdes, do jesh ti Mbreti…por vetëm nëse je i martuar. Kështu thotë ligji, prandaj gjej grua biri im!”

Princi ndoqi këshillën e një burri të mençur dhe vendosi të mbledhë të gjitha vajzat e mbretërisë së tij. “Ajo më e denja do të më hyjë në zemër dhe do të jetë gruaja ime“, – përsëriste princi me vete.

Mbërritën në pallat vajzat më të bukura, veshur me fustane te shtrenjta.

Mes tyre ishte dhe vajza e një prej shërbëtorëve të mbretit. Quhej Kaori dhe nuk ishte as e bukur dhe as e pasur. E ëma ishte munduar ta mbante më kot në shtëpi:

Mos shko! Princi as sytë nuk do të ti hedhë, nuk mund të krahasohesh me të tjerat”. Por Kaori ishte e vendosur. “Do të shkoj në pallat nënë! E di që nuk do më zgjedhë, por të paktën do të kem kenaqësinë ta shoh princin nga afër.”

Lexo po ashtu:  Gjashtë tiparet e veçanta të vetmitarëve!

Princi doli përpara vajzave të mbledhura dhe tha: “Ju uroj mirëseardhjen të gjithave. Secilës nga ju do t’i jap një farë luleje dhe ajo që pas 6 muajsh do më sjellë lulen më të bukur do të bëhet gruaja ime, mbretëresha e ardhshme“.

Kaori mori farën e saj dhe sapo u kthye në shtëpi e mbolli në një vazo të madhe balte. Çdo ditë e ujiste, e ruante nga të ftohtët, nga lagështia, nga rrezet e forta të diellit. E ëma kur e shihte tek kujdesej aq shumë mendonte:”Princi duhet të martohet me ty, vetëm për gjithë këtë dashuri dhe përkushtim që dhuron ”.

Kaloi një muaj dhe në vazo nuk kishte dalë as edhe një filiz. Asnjë! Kaori pyeti kopshtarë të vjetër, zbatoi keshillat e tyre por jo… asgjë nuk mbiu. Edhe pas 6 muajsh fara nuk kishte çelur. Asgjë! As edhe një gjethëz.

Kur mbërriti dita e takimit, Kaori gjithsesi vendosi t’ja çonte vazon Princit në shenjë të dashurisë dhe përkujdesjes. ”Bija ime, mos shko!”- i persëriste e ëma që pa gdhirë. Çfarë mendon se do të thotë princi kur ta shohë vazon bosh?”

Lexo po ashtu:  Shkova në Tiranë 6 ditë e netë, derë më derë shazoten e nuk ma dhanë lejen me shkue me vorros tem vlla

Pasi mbërritën në pallat Kaori u vu në rradhë me qindra vajza të tjera që mbanin në duar lule të mrekullueshme me aromë dehëse. Princi shihte me admirim çdo lule që kalonte para tij. Kur ju shfaq përpara Kaori, princi, gërmoi me kujdes baltën në vazo. Pas saj kaluan vajza të tjera, të gjitha shumë krenare për lulet e tyre te bukura.

Në fund princi u ngrit nga froni dhe shpalli vendimin e tij: “Gruaja ime do të bëhet vajza që mban në dorë vazon prej balte ku nuk ka mbirë asnjë lule”. Vajzat reaguan të habitura: “Uaa, si kështu? Nuk është e drejtë! Çfarë vendimi është ky ?”

Princi me një levizje të dorës ju bëri shenjë të pushojnë dhe shpjegoi: “Kjo grua është e vetmja që ka ditur të rrisë lulen e ndershmerise. Është e denjë të bëhet mbretëreshë. Farat që ju dhashë ishin pa jetë, sterile dhe nuk do kishte çelur kurrë asgjë prej tyre”.

Lexo po ashtu:  Kapu pas lumturisë. Paratë shkojnë e vijnë…

Kaori dhe Princi u martuan ditën e parë të pranverës…

Dashuria dhe ndershmëria shpërblehen gjithmonë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *