Brezi i ri i shqiptarëve premton shumë dhe të gjithë mund të nisin të ëndërrojnë për suksese të tjera si ai i Euro 2016.

Mbojtja e Kombëtares kuqezi duket e sigurt për të ardhmen dhe këtë e konfirmon edhe vetë trajneri i Shqipërisë Edi Reja. Në një intervistë për “Corriere dello Sport”, trajneri Italian ka folur për talentet shqiptare, madje duke zbuluar edhe klubet e interesuara për ta.

Prej disa kohësh Ismajli përflitet për një kalim në Serie A, ku Verona shihej si një prej skuadrave që kërkonte shërbimet e tij.

Por Reja nxjerr në skenë edhe dy klube të tjerë, Lecce dhe Benevento. Nëse të parët po luftojnë për të qendruar në Serie A, për Beneventon e Inzagit situata është ndryshe. Me më shumë se 20 pikë diferencë në krye të Serie B, sezoni i ardhshëm është thuajse i sigurt që do i gjejë në elitën italiane.

“Kumbulla është i përshtatshëm për mbrojtjen e tre personave. Jo vetëm që mund të mbrojë, por ai del dhe luan topin. E ardhmen e Shqipërisë mund të jetë e sigurt, unë kam Gjimshitin nga Atalanta, po shikoj dy ose tre lojtarë të tjerë të mundshëm.

Lexo po ashtu:  Kelmendi i kthehet garave në Grand Slamin e Dusseldorfit

Është edhe Ismajli nga Hajduk Split, Benevento dhe Lecce po e kërkojnë. Me Kumbullën prapa ne jemi në vendin e duhur, kemi edhe Strakoshën në portë, të gjithë janë të rinj. Të tre qendrat janë aty, unë duhet të plotësoj pjesën tjetër të organikës”, ka thënë Edi Reja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *