Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio tha se vendi i tij fton për dialog në mes Kosovës dhe Serbisë, me lehtësimin e Bashkimit Evropian, në mënyrë që përmes dialogut t’i jepet përparësi procesit të integrimit evropian.

Ai këto komente i bëri pas takimit me shefin e diplomacisë së Kosovës Glauk Konjufca me të cilin ka biseduar lidhur me thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve.

Konjufca tha se kanë biseduar edhe për konkretizimin e projekteve që kanë të bëjnë me zhvillimin e teknologjisë dhe inovacionit.

Ai po ashtu tha se ministri italian mbështet heqjen e regjimit të vizave për qytetarëve të Kosovës, si vendi i fundit në rajon që nuk e gëzon ende këtë të drejtë.

“Unë e falënderova po ashtu që kudo që ka pasur rastin Di Maio ka qenë një mbështetës sa i përket heqjes së regjimit të vizave për Kosovën si dhe perspektivës së integrimeve evropi ane për Kosovën. Patëm mundësi të flasim për të ardhmen e Kosovës dhe gjithë rajonin pjesë e së cilës ndjehemi, pjesë e këtij rajoni qe përbëhet nga gjeneratat e reja që kanë mundësi që të rriten bashkë dhe një prej mundësive është ajo e teknologjisë së re. Tema e teknologjisë dhe inovacionit mund t’i bashkojë gjeneratat e reja dhe të ndalë migrimin”, tha ai.

Lexo po ashtu:  Ahmeti ironizon për vizat: Diasporë, nata e dytë e vitit të ri dihet ku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *