Sipas një raporti të Bashkimit Evropian, Italia ka nivelet më të larta të mbijetesës nga kanceri, pesë vjet pas diagnozës në BE.

Shkalla e mbijetesës pesëvjeçare për kancerin e prostatës është 90%, krahasuar me një mesatare 87% të BE-së, ndërsa shkalla për kancerin e gjirit është 86%, krahasuar me një mesatare europiane 83%, sipas profilit të Italisë për gjendjen shëndetësore në BE, që u prezantua në Bari.

Shkalla e mbijetesës për kancerin e zorrës së trashë është 64%, katër pikë më e lartë se mesatarja e BE-së, ndërsa ajo për kancerin e mushkërive është 16%, krahasuar me 15% për Europën në tërësi. 

Lexo po ashtu:  Përse dhembjet e kokës shpesh janë të shoqëruara edhe me probleme me stomakun?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *