Sipas një raporti të Bashkimit Evropian, Italia ka nivelet më të larta të mbijetesës nga kanceri, pesë vjet pas diagnozës në BE.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Shkalla e mbijetesës pesëvjeçare për kancerin e prostatës është 90%, krahasuar me një mesatare 87% të BE-së, ndërsa shkalla për kancerin e gjirit është 86%, krahasuar me një mesatare europiane 83%, sipas profilit të Italisë për gjendjen shëndetësore në BE, që u prezantua në Bari.
Shkalla e mbijetesës për kancerin e zorrës së trashë është 64%, katër pikë më e lartë se mesatarja e BE-së, ndërsa ajo për kancerin e mushkërive është 16%, krahasuar me 15% për Europën në tërësi.





