Elon Musk, një nga njerëzit kryesorë të biznesit në SHBA, thotë se ithtarët e luftës brenda udhëheqjes amerikane po mbështesin një “regjim kukull” të udhëhequr nga kandidatja presidenciale demokrate Kamala Harris.

Ithtarët e luftës duan regjimin kukull të Kamalës sepse duan më shumë luftë,” i tha Musk gazetarit Joe Rogan në një intervistë.

Sipas Musk, pjesa e administratës amerikane që mbështet zëvendëspresidenten Harris “përfitojnë nga luftërat“, një situatë që ai e përshkroi si “të çmendur”, duke shtuar se të ashtuquajturit “përfitues të luftës” e përçmojnë kandidatin republikan Donald Trump.

Më herët, Musk pati hedhur idenë që presidenti aktual Joe Biden të zëvendësohej nga Harris në garën presidenciale për të mundësuar më shumë kontroll mbi situatën.

Shtetet e Bashkuara mbajnë sot zgjedhjet për të zgjedhur presidentin, guvernatorët në 11 shtete dhe dy territore amerikane, një të tretën e Senatit dhe të gjithë anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve. Trump dhe Harris janë pretendentët kryesorë për presidencën. Trump, i cili shërbeu si presidenti i 45-të nga viti 2017 në 2021, humbi zgjedhjet e vitit 2020 përballë Joe Biden dhe tani po kërkon të rimarrë Shtëpinë e Bardhë. Harris ka shërbyer si zëvendëspresidente që nga janari 2021.

Lexo po ashtu:  Fjala e mërgimtarit